Thursday, March 28, 2013

Aferdita dreshaj puth canin dhe i C’mend te gjith ne sken,


rrrr

Aferdita Dreshaj kengtarja dhe miss kosova tregon per lidhjen me Shpat kasapin ne emisionin zon e lire  ajo tregon per gjerat private se si Shpat kasapi nuk i bente asgje  per at
arsye e tradhtova dhe nuk kam ngel shum e kenaqur nga shpati por ai eshte nje mashkull i sjellshem dhe xhentil  aferdita thot qe e kam dashur shaptin jashzakonisht dhe ai mua por kjo lidhje perfundoi dhe sbesoi se do ket me bashkim …

Wednesday, March 27, 2013

FBI do ta përgjojë tërë internetin?


Sipas revistës Slate, FBI prioritet kryesor të këtij viti e ka krijimin e mundësisë së spiuinimit të databazave të internetit dhe serverëve të emailave në kohë reale, dhe kjo nuk është e tëra, pasi që zyra federale për hetime e SHBA’së gjithashtu ka për synim të përgjojë komunikimet e përgjithshme në internet dhe profilet e njerëzve që e përdorin atë. Natyrisht, krejt këtë duke e bërë në mënyrë ilegale.
Sipas ligjit federal amerikan, i cili ishte miratuar në vitin 1994, dhe i cili njihet si Communications Assistance for Law Enforcement Act , shteti ka të drejtë të instalojë pajisje përgjimi dhe përcjelljeje tek ofruesit e shërbimeve të internetit dhe telefonisë mobile, mirëpo jo edhe të shërbimet e bazuara në internet, si Skype, emaila apo shërbimet tjera të cilat ne sot i përdorim në masë.
Mirëpo, FBI shpreson se kjo gjë do të ndryshojë brenda vitit, dhe me mundësitë e krijuara sipas ndryshimeve në ligj, zyra federale do të ketë qasje në përgjime dhe spiunim në kohë reale në të gjitha produktet dhe shërbimet e internetit, duke përfshirë Dropbox, emailat, lojërat online dhe shërbimet tjera të komunikimit në internet. / Telegrafi / 

Si t’i mbijetoni lidhjes në distancë?


Shpesh ndodh që dy të dashuruar jetojnë larg nga njëri-tjetri, qoftë për shkak të shpërnguljes së njërit, qoftë për arsye të tjera. Si ta mbani një lidhje të tillë? Ja disa këshilla...
Merruni me aktivitet 
Ju mund të jeni shumë e zënë me punë derisa ai, në pjesën tjetër të botës është duke u argëtuar. Mundohuni të jeni e zënë, në mënyrë që të mos e ndieni shumë mungesën e tij dhe të përqendroheni në gjëra tjera.
Takime të rregullta në “skype” 
Nëpërmjet teknologjisë së fundit, ju mund të qëndroni në kontakt shumë më lehtë se që kanë mundur prindërit tanë.' Nëse e bëni një orar se kur mund të takoheni të dy në internet, ju mund ta mbani të freskët dhe të gjallë lidhjen tuaj.
Biseda 
Preferohet që të mos harxhoni shumë kohë duke biseduar, mund të shkoni deri në një apo dy orë, por jo më shumë. Në këtë mënyrë do të keni çfarë të flisni edhe në takimin e radhës, 'digjital'.
Dërgimi i mesazheve 
Mund ta zgjidhni një alternativë pa pagesë, në mënyrë që të mos bëni shumë shpenzime si 'Whatsapp', në mënyrë që të mbeteni në kontakt gjatë tërë kohës. Mund te dërgoni edhe fotografi dhe video.
Këmbëngulja është çelësi 
Mbi të gjitha, çelësi i funksionimit të kësaj marrëdhënieje është këmbëngulja dhe përkushtimi. Nëse ju e dini që do ta shihni atë brenda tetë javëve, mundohuni të keni durim, në mënyrë që të kalojnë ato edhe më shpejt dhe të jeni bashkë përsëri.

Contact Form

Name

Email *

Message *