Friday, March 29, 2013

Policia asgjëson një mjet shpërthyes në Prishtinë (Video)




Policia e Kosovës njoftoi se në orët e mëngjesit ka eksploduar në mënyrë të kontrolluar një mjet shpërthyes në rrugën “Tahir Zajmi”, në lagjen Emshir. Në videon e prezantuar mund të shihni në minutën e 8-të shpërthimin e mjetit.
Policia njoftoi për Telegrafin se në pra 9:40 ka marrë njoftimin për praninë e një mjeti shpërthyes në lagjen Emshir.
Sipas Policisë, Njësiti për deminim ka dalë në vendin e ngjarjes, ku më pas në mënyrë të kontrolluar ka asgjësuar mjetin shpërthyes.
Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Policia njoftoi se nisur hetimin, ndërkaq është intervistuar edhe personi i cili ka lajmëruar rastin./fishmedia/


Contact Form

Name

Email *

Message *