Sunday, March 31, 2013

Ja “kloni” i Cristiano Ronaldos(VIDEO)

kloni i cr7

Në Turqi po flitet shumë për një djalosh të quajtur Gokmen Akdogan. Ai po quhet si kloni i Cristiano Ronaldos. Në fakt ai është një fans i flaktë i Ronaldos dhe imiton në të gjitha anët yllin portugez.
Frizura e tij është në modë me atë të Ronaldos. Gokmen vazhdimisht përcjellë edhe veshjen e Ronaldos për të bërë ai të njëjtën gjë.
Por jo vetëm kaq, Gokman Akdogan stërvit në futboll duke imituar stilin e lojës të Ronaldos. Ai vazhdimisht godet gjuajtjet e lira në stilin e tij.

Shpetimtari Steven Gerrard (VIDEO)

steven gerrard

Liverpool fitoi sot me Aston Villen duke kthyer rezultatin nga 1-0 ne 1-2 ne favor te saj me gola te Henderson dhe Legjendes Stiven Gerrard i cili realizoi nje gol me penallti duke arritur ne shifren 100 gola me Liverpool.Por kapiteni jo vetem qe shenoi golin e fitores por beri dhe nje nderhyrje shpetimtare ne porten e tij duke ju mohuar nje gol te sigurte vendasve

Përplasen veturat, vdes një 10-vjeçar



Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 10- vjeçari, ka ndodhur të dielën në rrugën Lezhë- Milot. Pesë persona kanë mbetur të plagosur, të gjithë anëtarë të një familje.Aksidenti ndodhi mbi urën e lumit Mat, ndërsa një veturë e tipit Ford u përplas me një Porsche, duke shkaktuar vdekjen e 10- vjeçarit, të identifikuar me inicialet, A. L.
Si njofton Panorama, të plagosurit janë transportuar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të tij./fishmedia/

Contact Form

Name

Email *

Message *