Friday, March 29, 2013

Ledri pjesë e P.I.N.T?

Ledri

Tashmë e ka konfirmuar rikthimin e tij në muzikë, por ai ka refuzuar të tregojë nëse do të jetë i vetmuar, do të rikthehet me Babastars, apo do t’i bashkohet një ‘labeli’ tjetër. Sidoqoftë, duket se tashmë Ledri ka krijuar një ide më të qartë për të ardhmen...
Reperi ikonë që la muzikën vitin e kaluar, Ledri Vula, ka konfirmuar se do të rikthehet në muzikë, por ka refuzuar që të flasë se cilit ‘labeli’ do t’i bashkohet.
Përshtypja e parë ka qenë se në tavolinë ekziston një rikthim i mundshëm i tij te Babastars, pas postimeve në formë përkrahje për ‘ish-kolegët’ e tij.
Edhe djemt nga Peja të HamSquad me në krye Singullarin dhe Bloodychuck janë spekuluar si bashkpunëtorë të ardhshëm të Ledrit, pasi ky i fundit në Facebook postoi një prej këngëve të reja të Singullar.
Mirëpo, duket se duket se me një ‘label’ tjetër është e ardhmja e Ledrit.
Kënga e re “Çele Çadrën” e publikuar nga anëtarët e P.I.N.T, Mc Kresha dhe Lyrical Son në bashkëpunim me Dj Flow dhe Lumi B ka marrë përkrahjen e Ledrit në Facebook. Kjo këngë godet dhe demaskon ashpër reperët tjerë shqiptarë dhe përkundër mesazhit metaforik që dërgon kënga, Ledri nuk ka hezituar t’i japë përkrahjen e tij.

Contact Form

Name

Email *

Message *