Sunday, March 31, 2013

Nga zjarri në shtëpi – humbën jetën pesë fëmijë



Nga zjarri në një shtëpi në pjesën veriore të Francës kanë humbur jetën pesë fëmijë.
Zyrtarët lokalë kanë thënë sot se fëmijët ishin të moshës ndërmjet dy dhe dhjetë vjeçare dhe se ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë natës në qytetin Sent Kuentin, 130 kilometra në verilindje të kryeqytetit Paris.
Autoritetet lokale thanë se babai i tyre ishte i pranishëm, por ka ikur dhe ka kaluar me lëndime nga zjarri.
Babai, që ishte i shkurorëzuar, i kishte marrë fëmijët për fundjavë.
Ai shpëtoi duke kërcyer nga dritarja në katin e parë pasi zjarri e kishte përfshirë shtëpinë.
Një zyrtar lokal anonim i tha agjencisë AFP se zjarri “në masë të madhe ishte aksident

Më të preferuarit për seks




Një anketë ka zbuluar se Ryan Gosling dhe Mila Kunis janë yjet me të cilët fansat duan të bëjnë seks më të shumti.
Ylli i filmit ‘Notebook’, ka marrë mbi 50 për qind të votave në anketën e zhvilluar nga ‘Details.com’, derisa Zac Efron dhe Adam Levine janë renditur i dyti, respektivisht i treti. Në top-pesëshe janë Channing Tatum dhe Bradley Cooper.
Në anën tjetër, bukuroshja Kunis ka marrë 41 për qind të votave, duke lënë pas vetes bukuroshe të shumta. Në top-pesëshe janë renditur Kate Upton, Jennifer Lawrence, Jessica Alba dhe Megan Fox.

Bënë joga edhe gjatë pushimeve




Kate Beckinsale ka thënë gjithmonë se sekreti i formës së saj të shkëlqyer fizike është joga. Aktorja hollivudiane aktualisht ndodhet me pushime në Meksikë, por nuk harron që disa ushtrime të jogës t’i bëjë edhe në pishinën e hotelit.
Siç duket nga fotot, 39-vjeçarja angleze përfiton nga biseda me një mikeshë të sajën për të bërë disa ushtrime të thjeshta, por që sigurisht tërheqin vëmendjen.
Trajneri i saj personal është shprehur: “Ajo ka një trup të bukur vetë dhe joga e ndihmon në ruajtjen e formës. Tani që është me pushime ne përdorim Skype për të bërë sesionet e jogës. Është shumë e kujdesshme në mënyrë që 5 herë në javë të bëjë joga.”

Contact Form

Name

Email *

Message *