Saturday, March 30, 2013

Samsung Galaxy S 4 mini do të fillojë të shitet pas hedhjes në treg të GS 4




Vetëm pak kohë pasi u zbulua Galaxy S 4, mediat e teknologjisë në botë filluan të raportonin mbi një version të vogël të pajisjes , diçka që në fund të fundit është e logjikshme, duke pasur parasysh se Galaxy S III e ka një version mini.
Bloomberg raportoi se pas fundit të prillit, kur do të hidhet në treg Galaxy S 4, pritet të vijë edhe një pajisje tjetër e palajmëruar deri tani.
Nëse bëhet fjalë për një alternativë të ngjashme siç është Galaxy S III mini me origjinalin GS III, atëherë me shumë mundësi “S 4 mini” do të fillojë të shitet veçanërisht në Evropë si një version më pak i avancuar se GS 4.
Deri tani thashethemet sugjerojnë se pajisja do të ketë procesor dual-core 1.6GHz, ekran 4.3-inç dhe kamera 8MP. Nëse këto raportime janë të vërteta, atëherë ky smartfon do të ishte tepër tërheqës si një version alternativë më pak i shtrenjtë dhe me karakteristika mjaft të mira.
Fatkeqësisht, deri në këto momente nuk kemi detaje zyrtare nga ana e Samsung-ut lidhur me karakteristikat. Gjithsesi kompania në deklaratën e saj mbi këto raportime as nuk i ka konfirmuar dhe as nuk i ka mohuar ato.
Një zëdhënës i tyre u shpreh vetëm se: “Ne nuk kemi lajmëruar mbi ndonjë produkt si ai që përmendet në artikullin e Bloomberg.” (PCWorld Albanian)/fishmedia/

Përjashtohet nga koncerti Jennifer Lopez



Jennifer Lopez është larguar nga një koncert para 60 milionë shikuesve,pasi një listë “idiote” me kërkesa që ajo i kishtë dërguar organizatorëve.
Këngëtarja 43 vjecare,thuhet të ketë insistuar që ata ti siguronin një avion privat dhe dhjetra dhoma hoteli për stafin e saj,duke përfshirë edhe stilistët e saj,asistentët dhe kuzhinierin.
Zyrtarër e indinjuar të cilët dëshironin ta kishin Lopez në cermoninë me rastine hapjes së Premierë Ligës së Indisë,u detyruan që të tërhiqen.
“Kërkesat ishin të egra.Ajo i dha vetes cmimin në atë formë sa të përjashtohet nga ngjarja.Kjo ishte idiotësi,pasi audienca për këtë ngjarje ishtë shumë e madhe”,tha një burim.
Ndërkaq,zëdhënësi J-LO tha se ajo kishte hedhur poshtë marrëveshjen për shkak se këngëtarja ishte shumë e zënë me incizimin e albumit.

Irina më seksi se kurrë


Modelja ruse Irina Shayk edhe njëherë ka mundur të ketë efektin maksimal në fushatat publicitare. Është shfaqur me fizikun e saj të padiskutueshëm e veshur në bikini duke pozuar me sensualitet dhe elegancë maksimale. Këto imazhe që i shikoni janë të realizuara në kuadër të markës së Beach Bunny. E dashura e futbollistit madrilen Cristiano Ronaldo i ka ndarë me fansat fotografitë dhe komentet kanë qenë natyrshëm pozitive.

Contact Form

Name

Email *

Message *