Saturday, March 30, 2013

Modelja rrëzohet në pasarelë



“The show must go on”. Një modele është rrëzuar në pasarelë gjatë prezantimit të koleksionit të stilistes, Alexandra Kazakova në javën e modës në Moskë. Ajo është rrëzuar në mes të pasarelës dhe asnjëra nga modelet e tjera nuk e ka parë, por kanë vazhduar sikur nuk kishte ndodhur asgjë, të përqendruar në maksimum tek ecja e tyre.

Bombë 500 kg në Harilaq



Një bombë rreth 500 kilogramësh është gjetur në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës.
Bomba është afër gurthyesit të kompanisë “Bechtel Enka”.
Në vendin e ngjarjes tani ndodhet të gjitha njësitet përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë, transmeton Telegrafi.
“Deminuesit e Kompanisë së FSK-së, kanë zbuluar një bombë të përmasave më të mëdha se zakonisht”, thotë Ali Uka, zëdhënës i Ministrisë së FSK-së.
Ai tha se FSK po përgatitet që rreth orës 12:00 të bëjnë demolimin e saj./FISHMEDIA/

Modelja 50 vjeçare super seksi



Elle Macpherson ka mbushur 50 vjeç dhe me këtë rast ajo pozoi me bikini për të treguar se në fakt të jep përshtypjen se ke përballë një 20-vjeçare.
Modelja australiane ka tre dekada që realizon sete fotografike të tilla dhe që është protagoniste në pasarelat e modës, por duket se do të vazhdojë edhe disa vite të tjera të mahnisë.

Contact Form

Name

Email *

Message *