Monday, April 8, 2013

Temperatura te Larta (VIDEO)

>

Rita Ora në lidhje me mikun e David Beckham?


Kanë kaluar me shumë se gjashtë javë që kur Rita Ora është parë me Dave Gardner, një menagjer futbolli dhe miku I ngushtë I futbollistit të famshëm David Beckham, dhe në atë kahë mediat britanike menjëher kishin filluar të hidhnin dyshime mbi një romancë të mundshme, por më vonë u shuan thashethemet dhe Rita qëndronte gjithë kohën pothuajse me një modele madje ajo e quante edhe “grua”. Por tashmë ato thastheme janë përforcuar sepse pikërisht të premten në mbrëmje Rita dhe Dave janë “kapur” teksa erdhën së bashku me një taksi për tu argëtuar në një klub nate në Londër.

Sunday, April 7, 2013

Thaçi, për 48 orë nis ROSU-n në veri




Mediet në Beograd kanë paralajmëruar një ndërhyrje të njësisë speciale të Kosovës ROSU në veri.
Sipas tyre, Kryeministri i Kosovës ka ngritur ROSU-n në nivel të lartë gatishmërie, dhe nëse Beogradi nuk arrin të nënshkruajë marrëveshje me Prishtinën, atëherë Thaçi ka në plan t’i nis forcat speciale për në veri, brenda 48 orëve.
Ndryshe e marta e ardhshme pritet të jetë vendimtare për arritjen e apo jo të marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit në kuadër të procesit të dialogut që po udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.

Contact Form

Name

Email *

Message *