Sunday, March 31, 2013

Më të preferuarit për seks




Një anketë ka zbuluar se Ryan Gosling dhe Mila Kunis janë yjet me të cilët fansat duan të bëjnë seks më të shumti.
Ylli i filmit ‘Notebook’, ka marrë mbi 50 për qind të votave në anketën e zhvilluar nga ‘Details.com’, derisa Zac Efron dhe Adam Levine janë renditur i dyti, respektivisht i treti. Në top-pesëshe janë Channing Tatum dhe Bradley Cooper.
Në anën tjetër, bukuroshja Kunis ka marrë 41 për qind të votave, duke lënë pas vetes bukuroshe të shumta. Në top-pesëshe janë renditur Kate Upton, Jennifer Lawrence, Jessica Alba dhe Megan Fox.

Bënë joga edhe gjatë pushimeve




Kate Beckinsale ka thënë gjithmonë se sekreti i formës së saj të shkëlqyer fizike është joga. Aktorja hollivudiane aktualisht ndodhet me pushime në Meksikë, por nuk harron që disa ushtrime të jogës t’i bëjë edhe në pishinën e hotelit.
Siç duket nga fotot, 39-vjeçarja angleze përfiton nga biseda me një mikeshë të sajën për të bërë disa ushtrime të thjeshta, por që sigurisht tërheqin vëmendjen.
Trajneri i saj personal është shprehur: “Ajo ka një trup të bukur vetë dhe joga e ndihmon në ruajtjen e formës. Tani që është me pushime ne përdorim Skype për të bërë sesionet e jogës. Është shumë e kujdesshme në mënyrë që 5 herë në javë të bëjë joga.”

Fotoja që tronditi kancelaren Merkel dhe Gjermaninë

Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel është e famshmja e fundit që u bë viktimë e “rrjedhjes” së fotove lakuriqe. Fotografitë shumë personale dhe shumë private nga telefoni i saj celular janë postuar në faqet e internetit - dje dhe sot.
Fotot lakuriq të politikanes 58 vjeçare “rrodhën” nga telefoni i saj, i hakuar dje, më 30 mars 2013.
"FBI është në dijeni të incidentit të supozuar të hakimit dhe është duke e hetuar rastin”, thotë një zyrtar i FBI-së.
Redaktori i një reviste të famshme gjermane mbrojti qëndrimin për përdorimin e fotografive, duke theksuar se ishte "interes i qartë publik botimi i fotografive të Angela Merkelit, në mënyrë që për debatin rreth t
yre të jemi të informuar plotësisht”.































Shumica e fotove në celularin e saj thuhet se janë bërë gjatë vizitës së saj në Muzeun e Luvrit në Paris. Aty janë shumë foto të veprave artistike të bëra në periudha të ndryshme kohore. Por, në mesin e fotove ishte edhe një ku ajo shfaqet si studente lakuriq, teksa bënte plazh me disa shoqe të saj.
Shumë qytetarëve gjermanë e konsideruan publikim e kësaj fotografie si ofendim për të ulur imazhin e Gjermanisë dhe për të ofenduar kancelaren Merkel! /Telegrafi/

Contact Form

Name

Email *

Message *