
Monday, April 8, 2013
Rrjedhin pamjet e iPhone-it të lirë?

Koncepti i ri i iPhone-it të përfolur i cili do të ofrohet me çmim më të lirë thotë se Apple do t’i kthehet një koncepti më të vjetër të dizajnit, i cili na përkujton produktin e saj të famshëm – iMac të vitit 1998.
Thashethemet rreth një “iPhone të lirë” po qarkullojnë në internet për një kohë të gjatë tashmë, ndërsa së fundmi është paraqitur edhe një koncept i dizajnit të këtij modeli, i cili ka mbështjellës të plastikës, njësoj sikurse iMac’i i dikurshëm.
Me modelin e lirë të iPhone, besohet se Apple po mundohet të hyjë në tregun e telefonave më të lirë, në të cilin dominojnë Samsung dhe HTC.
Njëra prej arsyeve kryesore pse Apple është duke iu kthyer dizajnit të iMac është demistifikimi i dizajnit dhe afrimi me konsumatorët e saj
RIHANNA Poston foto seksi në pishinë

Rihanna po zhvillon turin e saj botëror normalisht pasi ka kaluar problemet me laringitin dhe aktualisht këngëtarja nga Barbados ndodhet në Siatëll, ku pas koncertit po pushon për të marrë veten për performancën e radhës.
Për të mos humbur kontaktin me fansat e saj, 25-vjeçarja nuk harron kurrë që të postojë foto në rrjetet sociale, zakonisht sa më pak e veshur të jetë e mundur.
Edhe kësaj radhe fansat nuk kanë mbetur të zhgënjyer. Rihanna ka postuar në Instagram një foto me bikini duke qëndruar në pishinë.
Subscribe to:
Comments (Atom)