Thursday, April 4, 2013

“Tarzani” i dehur ngjitet nëpër kabllot elektrikë(Video)



Të dehesh pas një gjendjeje të vështirë ose pas ndonjë problemi është shumë e zakonshme, por të dehesh e pastaj të ngjitesh nëpër kabllot e rrymës, është diçka e pazakonshme.
Ky ishte arsyetimi i njërit në Kinë, i cili pasi kishte pirë disa birra, ishte ngjitur në kabllot elektrikë dhe kishte luajtur rolin e “Tarzanit” apo ndonjë majmuni, shkruan tabloidi britanik Metro.
Një video e paraqet atë kapur nëpër kabllot elektrikë që ishin në një lartësi 9 metra në provincën veriore të Kinës, Shanxi.
Zjarrfikësit kishin hipur për ta shpëtuar, mirëpo ai refuzoi të zbriste.
Është raportuar se “Tarzani” nuk kishte marrë lëndime dhe pse në gjakun e tij kishte pasur një përqindje të lartë të alkoolit.

Contact Form

Name

Email *

Message *