Saturday, April 20, 2013

Publikohet dueti i Rita Orës me Snoop Lion (Video)



Reperi Snoop Lion, i njohur më parë si Snoop Dogg, sapo ka lëshuar këngën e tij të tretë nga albumi i tij i ardhshëm “Reincarnated”, e cila titullohet “Torn Apart”. E veçanta e kësaj kënge është se në të performon këngëtarja kosovare Rita Ora.
Në këtë këngë 3 minutash e gjysmë, si Snoop, ashtu edhe Rita këndojnë për zemrat e thyera, por në një mënyrë romantike. Dy artistët këndojnë për dashuritë e kaluara, posaçërisht ato që i kanë prekur më së shumti dhe këtë e kanë bërë duke kënduar në zhanrin reggae,TRANSMETON ZERI.
Dyshja tashmë është duke punuar në videoklipin e kësaj kënge, xhirimet e të cilit i kanë bërë qysh në janar në Tailandë. Albumi i shumëpritur i Snoop Lion, do të dalë në shitje më 23 prill dhe në të ka bashkëpunime edhe me Chris Brown, Busta Rhymes and T.I, etj.
My Great Web page

Contact Form

Name

Email *

Message *