Saturday, April 6, 2013

Bleona Qerreti ‘çmend’ publikun gay



Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila ka nisur një karrierë të suksesshme ndërkombëtare, së fundmi ka qenë e ftuara ‘VIP’ në një festë në Palm Springs që organizohet çdo vit për komunitetin LGBT.
Shfaqja, e quajtur “White party”, ndër vite ka pasur si të ftuar specialë emra të rëndësishëm në industrinë e muzikës botërore, si: J.Lo, Lady Gaga, Kesha etj. Bleona ka dhuruar performanca përpara publikut gay dhe ka kënduar këngën e saj më të fundit ‘Withou you”. Ajo u shfaq me dy fustane plot gurë, të dizenjuar enkas për këtë event. Po ashtu, edhe balerinët që e shoqëronin gjatë performancës kishin veshje me logon “Bleona”, dhe me të njëjtën logo janë shpërndarë edhe bluza, syze, topa e kapele,transmeton bluetooth.
Në siten ku prezantohen aktivitetet, shkruhet se shfaqja në fjalë i dedikohet muzikës që duan gay-t, më konkretisht, është festivali më i madh për muzikën që kërcen ky komunitet në botë.

Contact Form

Name

Email *

Message *