Wednesday, April 3, 2013

Kthehet për gjykim vrasja e këngëtares Emmy



Kthehet për gjykim nga e para dosja penale e “vrasjes nga pakujdesia” e këngëtares Elsina Hidershaj, e njohur me pseudonimin “Emmy”.
Pas Gjykatës së Apelit, edhe Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e dënimit të biznesmenit A.Kelmendi me 2 vjet burg dhe ta kthejë çështjen për shqyrtim nga e para. Dosja e rikthyer nga Gjykata e Lartë mësohet se i është kthyer Prokurorisë së Tiranës, me kërkesën që fashikulli të paraqitet në Gjykatën e Faktit të Tiranës për rigjykim.
I gjithë procesi që u zhvillua në vitin 2011, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, duhet të bëhet nga e para. Rekursi në Gjykatën e Lartë u bë nga avokatja e Kelmendit më 5 korrik 2012 pas gjyqit në Apel. Vendimi i Gjykatës së Lartë është i pazbardhur plotësisht, së paku në mënyrë publike, ndërkohë që të njëjtin qëndrim, për rishqyrtim të çështjes nga e para, ka mbajtur edhe Gjykata e Apelit. Togat e zeza në Apel, në vendimin e tyre për rigjykimin e çështjes, janë shprehur se dosja kishte shkelje dhe mangësi serioze të ndodhura në Gjykatën e Tiranës, raporton Panorama.
“Vendimi penal nr.1019, datë 22 qershor 2011, i Gjykatës së Rrethit Tiranë, është marrë në shkelje të rënda të rregullave procedurale, të cilat të çojnë detyrimisht në prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim”, shprehet Gjykata e Apelit në vendimin e sa

Elvana Gjata e nxjerr gjoksin jashtë



Ishte fantastike dhe e mirëpritur shumë performanca e këngëtares më “in” shqiptare Elvana Gjata, në natën finale të ‘X Factor Albania 2?.
Por si duket Elvana ka treguar më shumë nga hiret e saja, sikur shihet te kjo foto, na bëjnë sytë apo vërtetë ka treguar gjoksin?.
Por edhe në Instagram, Elvana ka treguar se ka marrë një këshillë nga mami i saj për fustanin shumë të hapur.
Ndërsa këshilla, vajza e muzikës dhe e shumë hiteve shqiptare, nuk ka marrë vetëm nga gjinia mashkullore.

Miss “Bum Bum”: Jam ende e virgjër



Carine është bërë e famshme në gjithë botën pasi u shpall Miss “Bum Bum” në Brazil, apo femra me të pasmet më seksi.
Carine Felizardo e ka treguar edhe një herë tjetër për revistën “Sexy” përse e ka marrë këtë titull.
Ndërkohë, duke folur për revistën, bukuroshja braziliane ka thënë se njerëzit mendojnë që ajo mund të jetë vajzë e keqe, për shkakun se ka marrë pjesë në një spektakël të tillë.
Por, ajo tregon se është ende e virgjër dhe në kërkim të princit të ëndrrave të saj.

Contact Form

Name

Email *

Message *