Wednesday, April 3, 2013

Kthehet për gjykim vrasja e këngëtares Emmy



Kthehet për gjykim nga e para dosja penale e “vrasjes nga pakujdesia” e këngëtares Elsina Hidershaj, e njohur me pseudonimin “Emmy”.
Pas Gjykatës së Apelit, edhe Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e dënimit të biznesmenit A.Kelmendi me 2 vjet burg dhe ta kthejë çështjen për shqyrtim nga e para. Dosja e rikthyer nga Gjykata e Lartë mësohet se i është kthyer Prokurorisë së Tiranës, me kërkesën që fashikulli të paraqitet në Gjykatën e Faktit të Tiranës për rigjykim.
I gjithë procesi që u zhvillua në vitin 2011, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, duhet të bëhet nga e para. Rekursi në Gjykatën e Lartë u bë nga avokatja e Kelmendit më 5 korrik 2012 pas gjyqit në Apel. Vendimi i Gjykatës së Lartë është i pazbardhur plotësisht, së paku në mënyrë publike, ndërkohë që të njëjtin qëndrim, për rishqyrtim të çështjes nga e para, ka mbajtur edhe Gjykata e Apelit. Togat e zeza në Apel, në vendimin e tyre për rigjykimin e çështjes, janë shprehur se dosja kishte shkelje dhe mangësi serioze të ndodhura në Gjykatën e Tiranës, raporton Panorama.
“Vendimi penal nr.1019, datë 22 qershor 2011, i Gjykatës së Rrethit Tiranë, është marrë në shkelje të rënda të rregullave procedurale, të cilat të çojnë detyrimisht në prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim”, shprehet Gjykata e Apelit në vendimin e sa

Contact Form

Name

Email *

Message *