Saturday, April 6, 2013

Porta e hekurt i merr jetën Zenelit, para syve të së ëmës



Një aksident i rëndë tragjik i ka marrë jetën të martën që shkoi vogëlushit shqiptar nga Kosova Zenel C. në Iragna të kantonit të Tesinës. Porta e rëndë metalike e oborrit të ndërtesës ku banon familja e Ali C., babait të Zenelit ka rënë mbi trupin e fëmijës dy vjet e gjysmë dhe e ka shtypur atë duke shkaktuar vdekjen e tij pas pak orësh.
“Dera e ka goditur Zenelin tim. Askush nuk mund ta pranojë se im bir nuk do të kthehet më”, thotë babai, Ali C., 25 vjeç, i cili Zenelin e kishte fëmijën e vetëm, transmeton Albinfo.ch.
Ai tregon se në momentin kritik vetë ndodhej në punë. Ishte një ditë me diell dhe, pas një kohe të gjatë me mot të lig, vogëlushi kishte dalë të luante më në fund jashtë shtëpisë. Bashkëshortja e Aliut, Afrorja, ishte duke pastruar dyshemenë ndërsa babai i tij kishte mbyllur portën e hekurt dhe po fliste me një vajzë në rrugë.
Në atë moment Zeneli kureshtar është ngjitur në portën e hekurt, kur, papritmas ajo kishte dalë nga vendi dhe ishte rrënuar përtokë, direkt mbi të, shkruan blick.ch. Vogëlushin e shtyp dera e hekurt para syve të nënës dhe të gjyshit.
Ambulanca vjen pas 15 minutash dhe së shpejti vjen edhe helikopteri i Rega-s. “Për dy orë ekipet shpëtimtare kane luftuar për jetën e Zenelit të vogël. Por nuk ia dalin. Djali im vdiq”, thotë Aliu.
Ai nuk arrin të kuptojë se si ka mundur të ndodhte ky aksident. Porta deri atë ditë ka qenë në rregull.
Tash pranë vendit të tragjedisë mbretëron heshtja. Zeneli, vogëlushi simpatik dhe çapkën, i përkëdheluri i gjithë ndërtesës, nuk është më për të sjellë gjallëri

Contact Form

Name

Email *

Message *