Thursday, April 18, 2013

Rita Ora në lidhje serioze?

Rita Ora
Ka pasur spekulime të shumta kohëve të fundit se ajo ka pasur lidhje të shumta, madje edhe lesbike, por duket se bukuroshja shqiptare i është dedikuar vetëm një njeriu.
Mediat britanike raportojnë se ylli shqiptar, Rita Ora, ka filluar një lidhje serioze me Dave Gardner, mikun e ngushtë të David Beckham. Ata janë duke u takuar tash e sa kohë, por larg syrit mediatik.
“Rita Ora dhe Dave pëlqejnë njëri-tjetrin. Ajo u ka thënë miqve të saj se mund të dashurohet seriozisht në Dave. Ata kanë flirtuar nga takimi i parë dhe së fundmi lidhja e tyre është bërë serioze”, ka theksuar një shoqe e Ritës.
Rita Ora dhe Dave Gardner janë parë duke bërë shoping së bashku dhe pos tjerash edhe duke u përqafuar dhe puthur në klubet e natës.
Dave Gardner ka një fëmijë nga martesa e tij me ish-bashkëshorten Davinia Taylor.

Contact Form

Name

Email *

Message *