Wednesday, April 3, 2013

Miss “Bum Bum”: Jam ende e virgjër



Carine është bërë e famshme në gjithë botën pasi u shpall Miss “Bum Bum” në Brazil, apo femra me të pasmet më seksi.
Carine Felizardo e ka treguar edhe një herë tjetër për revistën “Sexy” përse e ka marrë këtë titull.
Ndërkohë, duke folur për revistën, bukuroshja braziliane ka thënë se njerëzit mendojnë që ajo mund të jetë vajzë e keqe, për shkakun se ka marrë pjesë në një spektakël të tillë.
Por, ajo tregon se është ende e virgjër dhe në kërkim të princit të ëndrrave të saj.

Zbulohen 35 piramida të lashta në Sudan


Rreth 35 piramida të cilat besohet se janë më të vjetra se 2000 vjet janë zbuluar në Sudan së fundmi.
Piramidat e zbuluara janë më të vogla se sa ato të Egjiptit, dhe sipas arkeologëve të njëjtat janë ndërtuar në fund të Mbretërisë Meroe, përkatësisht 100 dhe 200 vjet para Erës sonë. 
Këto piramida janë zbuluar nga një grup i arkeologëve francez, i cili ka qenë duke i hulumtuar ato për disa vite me radhë.
Piramidat janë të ndërtuara nga një material i cili ngjan me tullat, dhe deri më tani besohet se është zbuluar vetëm një e katërta e tyre.
Në disa vende ato janë të ndërtuara shumë afër njëra tjetrës dhe pikërisht kjo e bën të pamundur mihjen rreth tyre, thotë udhëheqsi i grupit të arkeologëve francez, duke shtuar se piramidat egjiptiane janë më të lashta se ato të Sudanit, ndërsa këton të fundit janë më të shumta në numër

Çka i tha Thaçi Vuçiçit ?













Gazeta Express ka mësuar më shumë rreth përplasjes që ka pasur pala kosovare dhe ajo serbe gjatë ditës, në raundin e tetë të bisedimeve.

Mësohet se fjalosja ka ndodhur ndërmjet Kryeministri Thaçi dhe Zëvendëskryeministrit të parë serb Aleksandar Vucic.

Një burim i gazetës kështu e ka përshkruar situatën.

“Takimi është ndërprerë kur ka filluar përplasja e Kryeministrit Thaçi me radikalin Vucic. Vucic ka thënë Thaçi se Serbia ka Kushtetutën e saj dhe Kosova është në Kushtetutën e saj.

Kryeministri Thaçi ka reaguar duke thënë se “mua nuk më intereson se çka shkruan në Kushtetutën tuaj . Ne e kemi Kushtetutën tonë dhe shtetin tonë. Nëse ju rrihet në takim mund të rrini, nëse je mund të dilni” ka transmetuar një burim i gazetës fjalët e Kryeministrit.

Sipas burimeve pas kësaj, Ashton ka realizuar takime të ndara me ekipet negociatore, të cilat ende janë duke vazhduar.

Contact Form

Name

Email *

Message *