Wednesday, April 3, 2013

Zbulohen 35 piramida të lashta në Sudan


Rreth 35 piramida të cilat besohet se janë më të vjetra se 2000 vjet janë zbuluar në Sudan së fundmi.
Piramidat e zbuluara janë më të vogla se sa ato të Egjiptit, dhe sipas arkeologëve të njëjtat janë ndërtuar në fund të Mbretërisë Meroe, përkatësisht 100 dhe 200 vjet para Erës sonë. 
Këto piramida janë zbuluar nga një grup i arkeologëve francez, i cili ka qenë duke i hulumtuar ato për disa vite me radhë.
Piramidat janë të ndërtuara nga një material i cili ngjan me tullat, dhe deri më tani besohet se është zbuluar vetëm një e katërta e tyre.
Në disa vende ato janë të ndërtuara shumë afër njëra tjetrës dhe pikërisht kjo e bën të pamundur mihjen rreth tyre, thotë udhëheqsi i grupit të arkeologëve francez, duke shtuar se piramidat egjiptiane janë më të lashta se ato të Sudanit, ndërsa këton të fundit janë më të shumta në numër

Contact Form

Name

Email *

Message *