Wednesday, April 3, 2013

Zbulohen 35 piramida të lashta në Sudan


Rreth 35 piramida të cilat besohet se janë më të vjetra se 2000 vjet janë zbuluar në Sudan së fundmi.
Piramidat e zbuluara janë më të vogla se sa ato të Egjiptit, dhe sipas arkeologëve të njëjtat janë ndërtuar në fund të Mbretërisë Meroe, përkatësisht 100 dhe 200 vjet para Erës sonë. 
Këto piramida janë zbuluar nga një grup i arkeologëve francez, i cili ka qenë duke i hulumtuar ato për disa vite me radhë.
Piramidat janë të ndërtuara nga një material i cili ngjan me tullat, dhe deri më tani besohet se është zbuluar vetëm një e katërta e tyre.
Në disa vende ato janë të ndërtuara shumë afër njëra tjetrës dhe pikërisht kjo e bën të pamundur mihjen rreth tyre, thotë udhëheqsi i grupit të arkeologëve francez, duke shtuar se piramidat egjiptiane janë më të lashta se ato të Sudanit, ndërsa këton të fundit janë më të shumta në numër

Çka i tha Thaçi Vuçiçit ?













Gazeta Express ka mësuar më shumë rreth përplasjes që ka pasur pala kosovare dhe ajo serbe gjatë ditës, në raundin e tetë të bisedimeve.

Mësohet se fjalosja ka ndodhur ndërmjet Kryeministri Thaçi dhe Zëvendëskryeministrit të parë serb Aleksandar Vucic.

Një burim i gazetës kështu e ka përshkruar situatën.

“Takimi është ndërprerë kur ka filluar përplasja e Kryeministrit Thaçi me radikalin Vucic. Vucic ka thënë Thaçi se Serbia ka Kushtetutën e saj dhe Kosova është në Kushtetutën e saj.

Kryeministri Thaçi ka reaguar duke thënë se “mua nuk më intereson se çka shkruan në Kushtetutën tuaj . Ne e kemi Kushtetutën tonë dhe shtetin tonë. Nëse ju rrihet në takim mund të rrini, nëse je mund të dilni” ka transmetuar një burim i gazetës fjalët e Kryeministrit.

Sipas burimeve pas kësaj, Ashton ka realizuar takime të ndara me ekipet negociatore, të cilat ende janë duke vazhduar.

Tuesday, April 2, 2013

Bleona me meshkuj, Ganiu ‘sigurt’ nuk e xhelozon

548962_480032105383917_1272383551_n


Ja ku është Bleona Qereti në shfaqjen “White Party” e cila është organizuar në Kaliforni për komunitetin “LGBT”.
Por Bleona në rrjetin e saj social ka treguar se kjo ka qenë performanca e saj më e mirë.
Ndërsa meshkujt e bukur kanë vrapuar për të pasur një kujtim me këngëtaren shqiptarë.
Por, Ganiu (i dashuri i Bleonës) nuk e besojmë se e ka shoqëruar në këtë tur artisten, e megjithatë nuk duhet të jetë xheloz, pasi djemtë duan seksin e njëjtë

Contact Form

Name

Email *

Message *