Sunday, April 21, 2013

Shikoni se ne cfar gjendje ka incizu veten kjo Vajze (VIDEO)

My Great Web page

E pyesin Dacicin: A të merr gjumi natën? (Video)

Ivica Dacic
Grupet e qytetarëve kanë përdorur maratonën e Beogradit dhe praninë e kryeministrit serb Ivica Dacic për të shprehur pakënaqësinë me propozimin e marrëveshjes në Bruksel për veriun e Kosovës.
Në fillim të ngjarjes sportive, një grup brohoriste “Tradhti, tradhti", ndërsa në fund disa nga ta vrapuan në cak me pankartën ku shkruante: “Nuk do ta japim Kosovën”.
Njoftimin e pjesëmarrësve në maratonë, e ndërpreu mesazhi “U tradhtua Kosova”, ndërsa nga një ndërtesë afër u lëshua një pano me të njëjtën fjali. Serbët akuzonin Dacicin, pranë të cilit ishte përfaqësuesi i BE-së në Beograd, Vincent Degert, dhe promotori i maratonës - Karl Lewis. Policia ka ndërhyrë duke hequr ato parulla nga ndërtesa.
Pastaj, një serb, për të cilin lëvizja “Nasi” thotë se është anëtar i tyre, Marko N., e ka pyetur Dacicin “se a mund të fle”, në çka Dacici iu përgjigj me “po”!
"A do t’ju pëlqente më shumë t’i dëbojnë (serbët e Kosovës), e pastaj t’i vajtojmë. Ju doni t’i dëbojnë, e të qani për ta. Ti e do Serbinë më shumë se unë?”, e pyeti Dacici qytetarin e pakënaqur.
Kryeministri serb tha se do të bëjë gjithçka për të shpëtuar serbët në Kosovës, ndërsa në pyetjen nëse Kuvendi i Serbisë mund ta pranojë atë marrëveshje të parafiruar, ai u përgjigj pozitivisht.
"Nëse Kuvendi mendon ndryshe, në qoftë se njerëzit mendojnë ndryshe, le të jetë ashtu”, tha Dacici.
Në fund të bisedës Dacici i tha Tanjugut se ishte i kënaqur që ai qytetar "ia tha në fytyrë se çka mendon". Ndërsa, për Blic tha se ky nuk është vend për debate politike, por aktivitete sportive
My Great Web page

Modelja shqiptare Almedina Abazi cmendi Turqine me kete vallzim (Video)

BEST DANCE

Contact Form

Name

Email *

Message *