Thursday, April 18, 2013

Rita Ora në lidhje serioze?

Rita Ora
Ka pasur spekulime të shumta kohëve të fundit se ajo ka pasur lidhje të shumta, madje edhe lesbike, por duket se bukuroshja shqiptare i është dedikuar vetëm një njeriu.
Mediat britanike raportojnë se ylli shqiptar, Rita Ora, ka filluar një lidhje serioze me Dave Gardner, mikun e ngushtë të David Beckham. Ata janë duke u takuar tash e sa kohë, por larg syrit mediatik.
“Rita Ora dhe Dave pëlqejnë njëri-tjetrin. Ajo u ka thënë miqve të saj se mund të dashurohet seriozisht në Dave. Ata kanë flirtuar nga takimi i parë dhe së fundmi lidhja e tyre është bërë serioze”, ka theksuar një shoqe e Ritës.
Rita Ora dhe Dave Gardner janë parë duke bërë shoping së bashku dhe pos tjerash edhe duke u përqafuar dhe puthur në klubet e natës.
Dave Gardner ka një fëmijë nga martesa e tij me ish-bashkëshorten Davinia Taylor.

Leonora vazhdon të jetë fytyra e Prince Caffe

Leonora Jakupi
Këngëtarja shqiptare, Leonora Jakupi përgjatë një viti ka qenë fytyra e kompanisë së njohur “Devolli Prince”, ndërsa asaj i është vazhduar kjo kontratë edhe për një vit tjetër.

Së shpejti do të lansohet edhe fushata e re e Leonora Jakupit, e cila tash e sa kohë  njihet si fytyra e brendit më të njohur shqiptar të kafes.
“Tani sapo kam vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër me kompaninë Devolli dhe jam e kënaqur me bashkëpunimin e vazhdueshëm të tyre. Uroj që edhe më tej të kemi bashkëpunim të ndërsjellt”, është shprehur Leonora për Zëri.
Ajo ka shtuar po ashtu se është duke punuar në projekte të reja të cilat do t’i lansojë kohë pas kohe

Performnca e Bleonës në White Party (Video)

Bleona Qereti, Foto: Getty Images
Disa javë më parë, Bleona Qereti performoi në festën vjetore të homoseksualëve, “White Party 2013″, në Kaliforni të SHBA-ve.
Deri më tani janë publikuar disa fotografi nga performanca e këngëtares shqiptare, ndërsa ditë më parë është lansuar edhe videoja e paraqitjes së saj.
Prezantuesi në momentin kur e fton në skenë Bleonën e quan atë si një yll evropian dhe një “Lady Gaga të ardhshme”.
Këngëtarja e fillon performancën e saj me fjalët: “Mos keni frikë djema se nuk kafshoj

Contact Form

Name

Email *

Message *