Monday, April 8, 2013

RIHANNA Poston foto seksi në pishinë



Rihanna po zhvillon turin e saj botëror normalisht pasi ka kaluar problemet me laringitin dhe aktualisht këngëtarja nga Barbados ndodhet në Siatëll, ku pas koncertit po pushon për të marrë veten për performancën e radhës.
Për të mos humbur kontaktin me fansat e saj, 25-vjeçarja nuk harron kurrë që të postojë foto në rrjetet sociale, zakonisht sa më pak e veshur të jetë e mundur.
Edhe kësaj radhe fansat nuk kanë mbetur të zhgënjyer. Rihanna ka postuar në Instagram një foto me bikini duke qëndruar në pishinë.

Ray J ia kujton videon porno Kimit


Ish i dashuri i Kim Kardashian ka ngacmuar partnerin aktual të 32-vjeçares, Kanye West, në këngën e tij më të fundit duke e titulluar “I Hit It First’ (Unë e “godita” i pari) duke iu referuar lidhjes që ka pasur me vajzën e pasur para 10 vitesh.
Ray J ka regjistruar një video erotike me Kim Kardashian dhe ka vendosur që këtë gjë t’ia kujtojë reperit të famshëm tani që ajo po pret një fëmijë prej tij.
Teksti është i tillë: “Mund të ketë repera dhe basketbollista (Kim Humphries), por të gjithë e dimë se unë kam “goditur” i pari.”
Ray J ka qenë i lidhur me Kim Kardashian në vitin 2003, atëherë kur u regjistrua videoja me pullë të kuqe që e bëri të famshme yllin e reality show-t në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një sirenë në Maldive


Ndonëse ka pasur një periudhë vërtetë të lodhëshme, duke pozuar per “Denny Rose” modelja Alessia Ventura ka preferuar të kalojë disa ditë pushimi bashkë me miqtë e saj. Ajo ka zgjedhur plazhin në Maldive për të pushuar. E veshur me bikini ajo është shfaqur si një sirenë në këtë plazh të nxehtë

Contact Form

Name

Email *

Message *