Saturday, April 6, 2013
Bleona Qerreti ‘çmend’ publikun gay
Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila ka nisur një karrierë të suksesshme ndërkombëtare, së fundmi ka qenë e ftuara ‘VIP’ në një festë në Palm Springs që organizohet çdo vit për komunitetin LGBT.
Shfaqja, e quajtur “White party”, ndër vite ka pasur si të ftuar specialë emra të rëndësishëm në industrinë e muzikës botërore, si: J.Lo, Lady Gaga, Kesha etj. Bleona ka dhuruar performanca përpara publikut gay dhe ka kënduar këngën e saj më të fundit ‘Withou you”. Ajo u shfaq me dy fustane plot gurë, të dizenjuar enkas për këtë event. Po ashtu, edhe balerinët që e shoqëronin gjatë performancës kishin veshje me logon “Bleona”, dhe me të njëjtën logo janë shpërndarë edhe bluza, syze, topa e kapele,transmeton bluetooth.
Në siten ku prezantohen aktivitetet, shkruhet se shfaqja në fjalë i dedikohet muzikës që duan gay-t, më konkretisht, është festivali më i madh për muzikën që kërcen ky komunitet në botë.
RITA ORA Ja çfarë mashkulli kërkoj
Rita Ora ka zbuluar preferencat e saj për meshkuj. Këngëtarja me prejardhje kosovare thotë se është në kërkim të një mashkulli i cili nuk do ta pengoj në të jetuarit e jetës së saj dhe i cili do ta ndihmoj atë që të ‘rritet’ si person.
Ylli 22-vjeçe e pyetur se çfarë kërkon nga një mashkull, është përgjigjur: “E dua dikë i cili më bën të rritem si person dhe i cili do të më ndihmoj të arrij potencialin tim të plotë”.
Ajo gjithashtu ka deklaruar se e tmerron të menduarit për të hequr dorë nga karriera muzikore, pasi të qenit një këngëtare, ka qenë ëndrra e saj e vetme.
Subscribe to:
Comments (Atom)