Wednesday, April 3, 2013

Rrufeja godet një aeroplan në aeroportin ‘Adem Jashari’



Një aeroplan i kompanisë “Bell Air” është goditur nga rrufeja sot në orët e mbrëmjes në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”,trasnmeton bota sot.
Burime brenda Aeroportit bëjnë të ditur se fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz dhe as materiale.
“Rrufeja ka shqetësuar të pranishmit në aeroport dhe menjëherë në ato momente kanë qenë në gjendje gatishmërie edhe zjarrfikësit në mënyrë që të intervenojnë në rast të ndonjë fatkeqësie”, ka thënë burimi.
Po të njëjtat burime kanë bërë të ditur se aeroplani i goditur nga rrufeja është kthyer nga ka ardhur në mënyrë të rregullt dhe në bazë të planit të paraparë kohorë

Nicki Minaj, skena të “nxehta” me Lil Wayne



Në videoklipin e saj më të ri, Nicki Minaj ka xhiruar disa skena të “nxehta” me reperin Lil Wayne, por këngëtarja ka theksuar se djali i mbushur me tatuazhe u tregua një xhentëllmen i vërtetë duke mos e prekur aspak.
“Nuk më prekte me dorë pa marrë leje. U detyrova t’i thoja që nuk ishte problem të më prekte në disa pjesë të caktuara”, tha Minaj në lidhje me skenat e videoklipit të këngës ‘High School’, transmeton tch.
Këngëtarja deklaroi se Lil Wayne është si një vëlla për të dhe për këtë arsye ishte e sikletshme xhirimi i skenave të tilla. 

Vetëvaret një ish- ushtar i UÇK-së, digjet një person tjetër



Një ish ushtar i UÇK-së është gjetur i vetëvarur në Komunën e Dragashit, bën të ditur policia. I ndjeri ishte i moshës 35 vjeçare.
Viktima ishte larguar nëj ditë më herët prej shtëpisë, raporton RTK.
Vëtëvrasjet e ushtarëve të UÇK-së, prej pasluftës, janë bërë fenomen në Kosovë.
Ndërkaq gjatë ditës po ashtu është regjistruar edhe një viktimë i moshës 65 vjeçare pasi kishte rënë zjarri në ndërtesë

Contact Form

Name

Email *

Message *