Monday, April 1, 2013

Leksione pornografie në kolegj, detyrë shtëpie: Shikoni porno




Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë plasur polemikat pas vendimit të një kolegji në Kaliforni, për të hapur kurse pornografie.
Iniciativa e kolegjit “Pasadena City College” parashikon zhvillimin e leksioneve të mirëfillta që lidhen me pornografinë. Në programin mësimor përfshihen leksione me pornostaret më të njohura, për të interpretuar aspektet historike dhe sociologjike të këtij fenomeni. Detyrat e shtëpisë për studentët? “Shikoni porno”.
Profesori përgjegjës për kursin e leksioneve, Hugo Schwyzer shpjegon se kjo është një mundësi e mirë për studentët, që të kuptojnë diçka më shumë në mënyrë intelektuale në lidhje me pornografinë, që siç shprehet ai, ka një ndikim të jashtëzakonshëm në kulturën e tyre. Sipas profesorit, në leksione nuk shfaqen video pornografike, pasi kjo është një detyrë shtëpie.
Ndërkohë në SHBA, prindërit e studentëve dhe profesorët e tjerë shprehen kundër zhvillimit të këtyre leksioneve.

Drenusha në Fashion TV të Turqisë?

Drenusha Latifi
Është kthyer nga Turqia modelja e njohur, Drenusha Latifi, e cila ka qenë pjesë e një fushatës së një agjensie të modës, teksa pos tjerash ka konfirmuar se mund të bashkëpunojë me Fashion TV turk.
 Modelja thotë se ajo ka marrë ofertë nga drejtori i Fashion TV për një fushatë reklamuese dhe madje pohon se do të paguhet shumë mirë, kjo për shkak se jashtë vendit modelet vlerësohen më mirë.
“Jam mjaft e kënaqur me ftesën nga Enis Onat, i cili është edhe drejtori i ‘Fashion TV’ në Turqi. Me të njihemi që nga viti 2003 kur edhe kam përfaqësuar Kosovën në ‘Miss Evropa Junior’ në Turqi. Dhe tani oferta e Enisit ka të bëjë me një agjenci të modës atje, për të cilën ende nuk kam shkruar kontratën, mirëpo besoj se shumë shpejt do ta nënshkruaj”.
“Natyrisht se për t’u bërë pjesë e ndonjë agjencie të modës jashtë vendit paguhesh më mirë, mirëpo unë në pamundësi për të treguar shumën e të hollave mund të them se jam e kënaqur me këtë ofertë”, ka thënë Drenusha për Zëri. /Telegrafi/

Mediet botërore: Majlindës nuk i dihet fundi (Video)


Formës së mirë të Majlinda Kelmendit nuk i duket fundi. Kështu ka raportuar për suksesin e fundit të xhudistes kosovare, kanali i njohur televiziv i lajmeve “Euronews”.
Kelmendi, 21-vjeçare, të shtunën e fitoi medaljen e artë në turneun “Grand Prix” që u mbajt në Samsun të Turqisë. Ajo triumfoi në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa luftën finale e përfundoi për vetëm 75 sekonda. Në finale me “Ippon” mposhti gjermanen Mareen Kraeh. Deri në finale, xhudistja pejane mposhti rusen Natalia Kuziutina, mongolezen Tsolmon Adiyasambuu dhe turken Deya Cibir. Kosovares Majlinda Kelmendi iu deshën vetëm një minutë e 15 sekonda për të gjetur ‘Ipoonin’ kundër gjermanes Kraeh. “Forma e mirë e Kelmendit nuk tregon shenja të përfundimit”, ka raportuar “Euronews”, të dielën.
Sajti “insidethegames” ka vlerësuar se Kelmendi ishte yll i ditës së parë të garave në Samsun. Ky turne u zhvillua të shtunën e të dielën. Ndërkohë, sajti zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), ka shkruar se Kelmendi po vazhdon me formë shkëlqyeshme.
Suksesi i fundit i sportistes më të mirë kosovare vjen pas vendit të dytë në turneun “Grand Slam” të Parisit dhe vendit të parë në turneun “Grand Prix” të Duesseldorfit. Këta turne janë mbajtur gjatë muajit shkurt.
“Majlinda Kelmendi (KOS) arriti në finalen e saj të tretë rresht në ‘xhiron botërore të xhudos’. Ajo vazhdoi formën e shkëlqyeshme që i mundësoi të fitonte medaljen e argjendtë në Paris dhe të artën në Duesseldorf. E pandalshmja Kelmendi arriti fitore kundër Kraehit me ‘Ippon’ për vetëm 75 sekonda”, ka shkruar IJF-ja.
Me triumfin në Turqi, Kelmendi fitoi 300 pikë që i mundësojnë të ngrihet në pozitën e parë të ranglistës botërore në kategorinë deri 52 kg. Në Samsun garoi edhe Nora Gjakova që doli e pesta në kategorinë deri 57 kg. /Fish Media/

Contact Form

Name

Email *

Message *