Monday, April 1, 2013

Mediet botërore: Majlindës nuk i dihet fundi (Video)


Formës së mirë të Majlinda Kelmendit nuk i duket fundi. Kështu ka raportuar për suksesin e fundit të xhudistes kosovare, kanali i njohur televiziv i lajmeve “Euronews”.
Kelmendi, 21-vjeçare, të shtunën e fitoi medaljen e artë në turneun “Grand Prix” që u mbajt në Samsun të Turqisë. Ajo triumfoi në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa luftën finale e përfundoi për vetëm 75 sekonda. Në finale me “Ippon” mposhti gjermanen Mareen Kraeh. Deri në finale, xhudistja pejane mposhti rusen Natalia Kuziutina, mongolezen Tsolmon Adiyasambuu dhe turken Deya Cibir. Kosovares Majlinda Kelmendi iu deshën vetëm një minutë e 15 sekonda për të gjetur ‘Ipoonin’ kundër gjermanes Kraeh. “Forma e mirë e Kelmendit nuk tregon shenja të përfundimit”, ka raportuar “Euronews”, të dielën.
Sajti “insidethegames” ka vlerësuar se Kelmendi ishte yll i ditës së parë të garave në Samsun. Ky turne u zhvillua të shtunën e të dielën. Ndërkohë, sajti zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), ka shkruar se Kelmendi po vazhdon me formë shkëlqyeshme.
Suksesi i fundit i sportistes më të mirë kosovare vjen pas vendit të dytë në turneun “Grand Slam” të Parisit dhe vendit të parë në turneun “Grand Prix” të Duesseldorfit. Këta turne janë mbajtur gjatë muajit shkurt.
“Majlinda Kelmendi (KOS) arriti në finalen e saj të tretë rresht në ‘xhiron botërore të xhudos’. Ajo vazhdoi formën e shkëlqyeshme që i mundësoi të fitonte medaljen e argjendtë në Paris dhe të artën në Duesseldorf. E pandalshmja Kelmendi arriti fitore kundër Kraehit me ‘Ippon’ për vetëm 75 sekonda”, ka shkruar IJF-ja.
Me triumfin në Turqi, Kelmendi fitoi 300 pikë që i mundësojnë të ngrihet në pozitën e parë të ranglistës botërore në kategorinë deri 52 kg. Në Samsun garoi edhe Nora Gjakova që doli e pesta në kategorinë deri 57 kg. /Fish Media/

Contact Form

Name

Email *

Message *