Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, besohet të jetë dëbuar nga spektakli i talentëve të këndimit X-Factor Albania, në prag të performancës së saj.
Pak ditë më parë është mbajtur spektakli gjysmëfinal i X-Factor Albania dhe Vipat.info transmeton se Belona Qereti është dëbuar nga spekakli.
Bleona kishte bërë të ditur se do të performonte në skenën e X-Factor, por ajo nuk ka performuar fare edhe pse ka publikuar një fotografi bashkë me Ardit Gjebrenë.
Besohet se Bleona kishte pasur një zënkë me Verën, një prej producenteve të spektaklit, gjë që duket të ketë ndikuar në anulimin e paraqitjes së bukuroshes në skenën e X-Factor. /Telegrafi/