Policia e Lushnjes njoftoi arrestimin e një 30-vjeçari të dyshuar si autor i vrasjes së 86-vjeçarit Shemsi Muça brenda ambienteve të xhamisë së fshatit Dushk.
Identiteti i personit të arrestuar ende nuk është bërë publik, por paraprakisht mësohet se 30-vjeçari dyshohet që vuan nga çrregullime mendore.
86-vjeçari Shemsi Muça u gjet i vrarë ditën e premte pak pas mesditës. Policia fillimisht nisi hetimet në dy pista, vrasjen dhe vetëvrasjen, ndërsa disa persona u marën në pyetje, në cilësinë e dëshmitarëve.
Xhelo Beqiri dhe kryemyftiu i Lushnjës, Tomorr Boriçi, kanë qenë të parët që gjetën të vdekur besimtarin mysliman, në ambientet e brendshme të xhamisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 min, kur viktima kishte shkuar të bënte faljen. Ai ka qenë i vetëm në këtë moment, pasi në xhami nuk ndodheshin të tjerë persona. Funny Video Visit Here