Masat mbrojtëse për marrëdhëniet seksuale janë pjesë e një pakete të nevojshme që autorët vendosin në shtëpinë e “Big Brother” që prej fillimit të spektaklit. Bashkë me ilaçe si aspirina, paracetamoli apo fashat, janë edhe prezervativët, të cilët banorët mund t’i përdorin sa herë të jetë e nevojshme. Pas shakasë pa kripë që bëri Xhimi javën e shkuar, duke dashur të hedhë copa prezervativi në ushqimin e banorëve, gjë që u ndalua menjëherë nga produksioni, ne u bëmë kuriozë të dinim se si i kishin siguruar konkurrentët e “Big Brother” prezervativët, në shtëpinë e izoluar,transmeton bluetooth.
Burime nga produksioni na informuan se prej tre vitesh, profilaktikët u ofrohen banorëve nga vetë autorët. Kështu është proceduar edhe sivjet, duke qenë se në shtëpi çiftet kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë natës.
Prej gati një muaji tashmë, disa prej djemve dhe vajzave në shtëpinë e “Big Brother” janë çiftuar dhe kanë filluar të ndajnë shtratin bashkë. Publiku që e ndjek këtë reality edhe gjatë natës, konfirmojnë se çiftet e shtëpisë kalojnë orët e tyre të dashurisë, dhe kjo nuk përbën më një risi. Kështu që, masat mbrojtëse janë të domosdoshme në këtë realitet televiziv