Modelja dhe aktorja e njohur me prejardhje nga Argjentina, Belen Rodriguez, më në fund ka vendosur t’u kundërpërgjigjet kritikëve të shumtë, në lidhje me paraqitjen e saj provokuese në publik.
Belen vazhdimisht ka qenë nën thumbin e kritikëve dhe medieve, për paraqitjen e saj të nxehtë në publik, duke provokuar me veshjet e saj seksi dhe zbulimin e pjesshëm të trupit, sidomos gjinjve,transmeton zeri.
Por ajo i kundërshton këto akuza, duke thënë se Zoti ia ka falë bukurinë dhe trupin e tillë dhe nuk e ka problem që ta ekspozoj trupin dhe bukurinë e saj dhe këtë do ta bëj edhe në të ardhmen, ndoshta edhe më shumë se që e ka bërë deri tani.
“Nuk kam faj që jam kaq seksi. Zoti më ka folur një trup dhe një bukuri të këtillë dhe jam falënderuese për këtë. Nuk i intereson askujt se çfarë bëj unë, a zhvishem apo jo, është vendim i imi dhe vetëm i imi”, është shprehur ajo e zemëruar.
“Mund të prisni që në të ardhmen të jam edhe më provokuese dhe më joshëse. Këtë e kam në natyrën time, nuk kam pse të turpërohem dhe nuk kam pse t’i frikohem askujt”, ka shtuar bukuroshja, e cila dalëngadalë po lë gjurmë në Hollivud.
Në anën tjetër, Belen, e cila vetëm 10 ditë më parë është bërë nënë për herë të parë, është parë në palestër me motrën e saj, në tentim për të kthyer sa më shpejtë format e saj të trupit që i kishte para shtatzënisë, edhe pse nuk ka shtuar aq shumë në peshë.
Ajo kishte veshur pantallona të shkurtër dhe joshës, duke treguar se trupi i saj është ende seksi. Belen në fillim të karrierës së saj si modele, kishte shkaktuar skandal të vërtetë, kur ishte zbuluar një video e saj seksuale, të cilën e kishte realizuar me të dashurin e saj të atëhershëm dhe kur ajo ishte vetëm 17-vjeçare.
Por duket se pikërisht kjo video ia kishte hapur rrugët e famës në vitet në vijim dhe sot gëzon famën ndërkombëtare