Tuesday, April 16, 2013

Dëmtimi i imazhit të Policisë së Kosovës (Foto)


Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vetë ata që po ia dëmtojnë imazhin institucionit për të cilin punojnë. Disa janë apo kanë qenë të përfshirë në vepra të jashtëligjshme, e disa kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
Së fundi disa zyrtarë policorë ende të paidentifikuar kanë lejuar që veturën zyrtare t’ua përdorë një femër për ekspozim provokativ të trupit të saj. Policia nuk është në njohuri për rastin, megjithatë pas marrjes së fotografive nga KTV-ja, konfirmon nisjen e hetimeve. I konsideruar institucioni më i besueshëm në vend, Policia e Kosovës prej vitesh vazhdon të sfidohet nga shkelje të ndryshme që bëjnë vetë zyrtarët policorë.
Jo rrallë herë policët kanë qenë objekt i hetimeve, i veprave kriminale dhe proceseve gjyqësore.
E të gjitha këto kanë zbehur imazhin e këtij institucioni.
Por nuk janë vetëm këto që kanë dëmtuar imazhin e policisë.
Një prej këtyre skandaleve mund të konsiderohen edhe këto fotografi që i ka siguruar Kohavisioni.
Në fotografi siç shihet paraqitet një femër që ekspozon trupin e saj në mënyrë mjaft provokative dhe atë mbi veturën e policisë
.

Funny Video Visit Here

Contact Form

Name

Email *

Message *