Šiptarska cizma’ (çizmja shqiptare)…nuk mund të shkelë në Veri…”, ka thënë sot kryeministri serb, Ivica Daçiq, duke përsëritur kështu termat fyes për shqiptarët si; ‘shiptari’, që ishte zhargon i viteve ‘90-të, i përdorur kryesisht nga Millosheviqi dhe ‘garda’ e tij, në të cilën bënte pjesë edhe Daçiq.
Siç bën të ditur “Orainfo”, Daçiq e ka thënë këtë teksa po shpjegonte se, “kemi kërkuar disa gjëra thelbësore, në marrëveshje me presidentin Tomisllav Nikoliq, dhe që ushtria e ardhshme e Kosovës të mos mundë të shkelë në Veri të Kosovës”, ka thënë Daçiq.
Më tej, kryeministri serb shtoi se, pret që koalicioni qeveritar ta pranojë marrëveshjen me Kosovën.
Më tej, kryeministri serb shtoi se, pret që koalicioni qeveritar ta pranojë marrëveshjen me Kosovën.
“Kjo është më e shumta, që në këtë moment mund të realizohej. Është hera e parë, që ndërkombëtarisht u njoh Veriu dhe bashkësia serbe në Kosovë”, ka thënë Daçiq për RTS.
Ai ka theksuar se, Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se do të vazhdojnë bisedimet për statusin e saj, por që për herë të parë janë dhënë garanci, se ushtria e Kosovës nuk mund të operojë në Veri pa pëlqimin e KFOR-it, përkatësisht të NATO-s.
Sipas fjalëve të Daçiq, Serbia të hënën do të njoftojë me shkrim Catherine Ashton-in, nëse e pranon ose jo ofertën. Ai ka theksuar se, “bashkësia ndërkombëtare për herë të parë ka qenë me palën serbe”.
Daçiq ka thënë se, negociatat për Kosovën nuk mund të mbarten në OKB dhe ka shtuar se, pala serbe para dy javësh kishte refuzuar të pranonte pikën 14, që i referohej anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe në OSBE dhe se, në tekstin e djeshëm kjo pikë është ndryshuar.
Ai ka shtuar se, Serbia në Kosovë duhet të shpëtojë atë që mundet.