Spanja e pandalshme ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror. Spanja e ka mposhtur Francën në Paris në ndeshjen kryesore të grupit.1 me 0 ishte rezultati i fitores së Spanjës. Një gol i Pedros i shënuar në minutën e e 58.Spanja tani është lidere e grupit me 11 pikë, 1 më shumë së Franca .
Në anën tjetër, përfaqësuesja e Malit të Zi ka arritur edhe një herë të jetë pengesë e madhe për Anglinë. Mali i Zi e ka ndalur në barazim 1 me 1 përfaqësuesen angleze në ndeshjen e zhvilluar në Podgoricë.Rooney e shëndrroj në gol pas një goditje me kokë.Damjanovic realizoj për 1 me 1 në minutën e 76 të ndeshjes.Mali i Zi mbetet lidere e grupit me 14 pikë, dy më shumë se Anglia që është në vendin e dytë./fishmedia