Filmbërësi Quentin Tarantino e kishte ftuar Will Smithin të ishte protagonist në filmin e tij të suksesshëm, “Django Unchained”, por aktori e kishte refuzuar rolin që më pas iu dha Jamie Foxxit.
Tash, 44-vjeçari ka treguar arsyet pse i tha jo paraqitjes në këtë film. Sipas Smith, Django nuk ishte personazhi kryesor, prandaj ai refuzoi ta pranonte rolin.
Ylli i filmave “Men In Black” thotë se doktori King Schultz (Christopher Waltz) ishte protagonisti kryesor në film, edhe pse aktori që e luajti mori Oskar për rolin dytësor.
“(Tarantinos) i thashë se unë desha të jem ai që do ta vriste të keqin (rol i luajtur nga Leonardo Di Caprio), mirëpo ai nuk pranoi”, ka deklaruar Smith. /Telegrafi/