Tuesday, March 26, 2013

Rreth 250 milionë përdorues të Facebook luajnë lojëra



Numri i përdoruesve të Facebook të cilët luajnë lojëra brenda rrjetit social është rritur brenda dy viteve të fundit, ose nga 205 milionë sa ishte në gusht të 2011, në 235 milionë në gusht të 2012. Ndërsa tani, rrjeti më i madh social në botë numëron 250 milionë lojtarë të video lojërave në faqen e saj.
Megjithatë, ky numër ishte i njëjtë edhe në vitin 2010, pas së cilit përdoruesit e Facebook që luanin lojëra filloi të ulej, ndërsa para kësaj periudhe gjysma e përdoruesve të rrjetit social luanin lojëra brenda faqes. 
Sot, Facebook përsëri është duke u rritur si për nga numëri i ndërveprimit të përdoruesve ashtu edhe për nga të hyrat. Momentalisht, numri i atyre që paguajnë për lojëra në Facebook është rritur për 24 për qind, ndërsa 20 për qind e totalit të përdoruesve aktivë të faqes luajnë lojëra. 
Rritja e aktivitetit të lojtarëve brenda Facebook me siguri se është paguar mirë edhe për zhvilluesit e lojërave, të cilët kanë marrë më shumë se 2 miliardë dollarë nga rrjeti social, gjatë vitit 2012. / Telegrafi /

Contact Form

Name

Email *

Message *