Kim Kardashian ka reaguar përmes një mesazhi në blogun e saj në internet pas kritikave që janë bërë për veshjen e saj gjatë periudhës së shtatzanisë. Ajo thotë se nuk i vjen aspak turp prej trupit të saj. “Nuk po mundohem aspak të fsheh format trupore që janë duke më ndryshuar, përmes veshjes”, reagon ajo. Dhe ja ku shfaqet sërish, me një fustan interesant ngjyrë gri që ia tregon më së miri format e saj. Kim, e cila do të lindi në muajin korrik tha më tej se gjithmonë kishte veshur të zezën dhe se e dashuronte atë ngjyrë. Është kaq e thjeshtë dhe kaq shik. “Por unë do të vazhdoj të përdor edhe të bardhën, e ngjyrat e ndryshme gjithashtu. Më pëlqen të eksperimentoj, edhe pse jam shtatzënë”, thotë ajo.a.h/noa.a