Një bombë rreth 500 kilogramësh është gjetur në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës.
Bomba është afër gurthyesit të kompanisë “Bechtel Enka”.
Në vendin e ngjarjes tani ndodhet të gjitha njësitet përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë, transmeton Telegrafi.
“Deminuesit e Kompanisë së FSK-së, kanë zbuluar një bombë të përmasave më të mëdha se zakonisht”, thotë Ali Uka, zëdhënës i Ministrisë së FSK-së.
Ai tha se FSK po përgatitet që rreth orës 12:00 të bëjnë demolimin e saj./FISHMEDIA/