Sunday, March 31, 2013

Bënë joga edhe gjatë pushimeve




Kate Beckinsale ka thënë gjithmonë se sekreti i formës së saj të shkëlqyer fizike është joga. Aktorja hollivudiane aktualisht ndodhet me pushime në Meksikë, por nuk harron që disa ushtrime të jogës t’i bëjë edhe në pishinën e hotelit.
Siç duket nga fotot, 39-vjeçarja angleze përfiton nga biseda me një mikeshë të sajën për të bërë disa ushtrime të thjeshta, por që sigurisht tërheqin vëmendjen.
Trajneri i saj personal është shprehur: “Ajo ka një trup të bukur vetë dhe joga e ndihmon në ruajtjen e formës. Tani që është me pushime ne përdorim Skype për të bërë sesionet e jogës. Është shumë e kujdesshme në mënyrë që 5 herë në javë të bëjë joga.”

Contact Form

Name

Email *

Message *