Saturday, March 30, 2013

A e dini…sa herë në ditë jeni në Facebook?



Sipas hulumtimeve të fundit thuhet se përdoruesit e Facebook qasen mesatarisht 14 herë në ditë në faqe, dhe se kohëzgjatja e secilës qasje në shërbim zgjat mesatarisht 2 minuta e 22 sekonda.
Në hulumtimin një-javor i cili është realizuar online me popullsi të moshës prej 18-44 vjeç kanë marrë pjesë 7,446 respondentë nga SHBA-ja të cilët e përdorin rrjetin social, dhe të cilët njëkohësisht janë pronarë të telefonave të mençur mobil në platformat si iOS ose Android. 
Përdoruesit e telefonave të mençur shpenzojnë mesatarisht rreth gjysmë ore në ditë në Facebook, ndërsa në profilin e tyre ata hyjnë kryesisht gjatë mbrëmjes, zakonisht para se të flejnë.
Ndërsa gjatë ditës, përdoruesit e rrjetit social thonë se hyjnë në Facebook rreth 13.8 herë mesatarisht, por se zakonisht nuk rrinë më shumë se 2 minuta.
Edhe pse Facebook zë vendin e tretë si aplikacioni më i përdorur në një telefon mobil, pas emailave dhe shfletimit të internetit, 79 për qind e përdoruesve thonë se hyjnë në shërbim vetëm 15 minuta pasi të zgjohen nga gjumi.
Përkatësisht, gjithsejt 62 për qind e njerëzve i përdorin telefonat e tyre të mençur menjëherë pasi të zgjohen nga shtrati. Rreth 70 për qind e përdoruesve të Facebook thonë se e vizitojnë faqen rregullisht, ndërsa më shumë se gjysma e tyre thonë se këtë e bëjnë secilën ditë të javës. / Telegrafi / 

Contact Form

Name

Email *

Message *